Aleanca për Ardhmërine e Kosovës, (AAK), i ka propozuar, kryetarit të degës në Ferizaj, Xhavit Zariqit, kandidimin për deputet. Lajmin e ka bërë të ditur, vet Xhavit Zariqi, përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook. “Kam nderin dhe kënaqësinë e vecantë t’ju informoj, se AAK dega në Ferizaj, më kanë propozuar për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Falenderoj kryetarin z.Haradinaj dhe kolegët për besimin e dhënë”, ka shkruar Zariqi. Njoftimi i plotë: Të dashur qytetarë, Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju informoj, se AAK dega Ferizaj më kanë propozuar për “Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”. Falenderoj Kryetarin z.Haradinaj dhe kolegët për besimin e dhënë. Andaj, të nderuar qytetarë kërkoj besimin dhe përkrahjen tuaj, në mënyrë që të ju përfaqësoj denjësisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku do të qëndroj besnik ndaj juve dhe gjithmonë do ta mbrojë interesin e të mirës së përgjithshme të vendit tonë. Suksese të gjithëve drejtë punëve dhe sfidave të mëdha që na presin. Ju jam mirënjohës dhe falënderues! Kryetar i AAK-së dega në Ferizaj, Xhavit ZARIQI.