E gjithë këto vite ai nuk pati asnjëherë nevojë as për ndonjë intervenim mjekësor e as nuk pati ndonjëherë telashe me policinë. Ka kohë që Sylejman Breznica nga Surqina e Ferizajt ecë me ndihmën e shkopit. Por atij nuk i duhet kurrfarë ndihmë për të vozitur. 94 vjeçari për më shumë se gjysmë shekulli nuk e hoqi timonin nga dora. E gjithë këto vite ai nuk pati asnjëherë nevojë as për ndonjë intervenim mjekësor e as nuk pati ndonjëherë telashe me policinë. Plaku tregoi se përderisa është në gjendje të mirë shëndetësore do të vozisë akoma. Në atë moment që e humb sigurinë, Breznica ka thënë se nuk do të dalë t’i rrezikoj të tjerët në komunikacion. Shiko Videon: