Dyshja e madhe muzikore nga Ferizaji po bën gati një bashkëpunim të ri. Janë 2Ton dhe Labi që tashmë kana paralajmëruar projektin e ri të tyre. Projektin e ka konfirmuar producenti, Shkumbin Nebihu, i cili në Instagram paralajmëroi një projekt nga dyshja. “Së shpejti”, ka shkruar Bini në rrjetin social Instagram. Dyshja edhe më parë kanë ditur që të realizojnë hite dhe këtë e kanë bërë në disa projekte. 2Ton dhe Labi njihen për miqësinë që kanë, pasi që vijnë edhe nga i njëjti qytet.